Plotësimi i SPAK/ Ambasadorja holandeze bisedon me kreun e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion

TIRANË, 22 maj/ ATSH- A. Fortuzi/ Emërimi i tre prokurorëve të rinj në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion dhe sfidat e kësaj prokurorie ishin pjesë e diskutimeve në takimin që u zhvillua këtë të premte në Ambasadën e Holandës në Tiranë, ku ambasadorja Guusje Korthals priti kreun e SPAK, Arben Kraja.

Kryefjalë e takimit ishin sfidat e radhës me të cilat duhet të përballet kjo prokurori, si një nga organet e drejtësisë të ngritura nga Reforma në Drejtësi.

“Të enjten ambasadori i Holandës, Guusje Korthals Altes u takua me kreun e SPAK, Arben Kraja. Ata diskutuan punën e Prokurorisë Speciale dhe hapat që duhet të merren për funksionalitetin e saj të plotë. Ambasadorja e uroi prokurorin Kraja për emërimin e tre prokurorëve të rinj. Ata diskutuan gjithashtu sfidat e radhës dhe ngarkesën aktuale në kuadër dhe të pritshmërive që ka publiku nga ky institucion. Të dy nënvizuan rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis autoriteteve shqiptare dhe holandeze në këtë drejtim”, – bën me dije Ambasada holandeze në Tiranë. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.