Operacionet humanitare/ Sot u ndihmuan 3 385 familje në nevojë e pensionistë të vetmuar

#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤🟢 SOT NDIHMUAM 3385 FAMILJE E PENSIONISTË TË VETMUAR ME USHQIME, BARNA MJEKËSORE E NEVOJA TË TJERA.🔴 DO TË VAZHDOJMË KËSHTU, NESËR, PASNESËR, PAPUSHIM DERI NË FUND TË LUFTËS#njëAtdhe 🇦🇱 #njëFamilje

Gepostet von Edi Rama am Freitag, 22. Mai 2020

TIRANË, 22 maj/ATSH/ Në të gjithë vendin vijojnë operacionet humanitare, ku vetëm ditën e sotme u ndihmuan 3 385 familje e pensionistë të vetmuar me ushqime, barna mjekësore e nevoja të tjera.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga këto operacione të pushtetit vendor, ndërsa theksoi se “sot ndihmuam 3385 familje e pensionistë të vetmuar me ushqime, barna mjekësore e nevoja të tjera”.

Sipas tij, për disa nga familjet mbështetja është e përditshme.

Konkretisht u ndihmuan familje në Berat, Fier, Pators, Roskovec, Gjirokastër, Kavajë, Lushnjë, Memaliaj, Lazarat, Librazhd.

Kryeministri bëri të ditur se “do të vazhdojmë kështu, nesër, pasnesër, pa pushim deri në fund të luftës”. /a.gjonaj/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.