Korçë/ Kopshtet dhe çerdhja gati për rihapjen në 1 qershor

TIRANË, 22 maj/ATSH/ Kopshtet dhe çerdhja në bashkinë e Korçës janë gati për rihapjen në 1 qershor.

Bashkia e Korçës bën të ditur se ka kryer dezinfektimin e kopshteve dhe çerdhes si edhe është bërë e mundur sigurimi i të gjitha masave higjieno-sanitare për rihapjen në 1 qershor

Po ashtu bashkia njofton se ka zhvilluar një takim pune me drejtuesit e sistemit parashkollor për të diskutuar mbi rregullat që do të zbatohen.

Sipas protokollit të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë, kopshtet dhe çerdhja do të hartojnë një grafik për sjelljen e marrjen e fëmijëve në këto institucione. Prindërit duhet ta respektojnë me përpikëri.

Në hyrje e në dalje të institucionit do të vendoset një higjienizues për duart në trajtë solucioni me përmbajtje aktive të alkoolit 60%. Ai duhet të jetë gjatë gjithë kohës i pranishëm në mënyrë që fëmijët të pastrojnë duart kur të vijnë dhe kur të ikin.

Fëmija do të shoqërohet nga një prind i cili do të qëndrojë jashtë ambienteve të institucionit dhe pret në distancë 1/5 metra nga prindërit e tjerë për ta dorëzuar fëmijën tek personeli i çerdhes/kopshtit.

Fëmija do të pritet dhe shoqërohet nga një edukatore e cila e merr fëmijën në hyrje të kopshtit.

Në momentin që fëmija hyn në institucion çdo ditë, do i matet temperatura me termometër digjital.

Do i pastrohen duart me solucion higjienizues në momentin që hyn në kopsht.

Rekomandohet që fëmija të shoqërohet nga prindi, jo gjyshërit.

Nëse fëmija shfaq temperaturë njoftohet prindi për ta marrë menjëherë.

/a.gjonaj/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.