Konkurs idesh arkitekturore për ngritjen e Qendrës së Vizitorëve në Kuvend

TIRANË, 22 maj/ATSH/ Kuvendi i Shqipërisë dhe Instituti Demokratik Amerikan (NDI) ftojnë arkitektë, studio arkitekturore, profesionistë të rinj dhe fakultetet e arkitekturës të bëhen pjesë e thirrjes për ide projektimi për ngritjen e Qendrës së Vizitorëve në Kuvendin e Shqipërisë.

Iniciativa është pjesë e projektit “Mbështetje për parlamentin dhe edukimin qytetar në Shqipëri”, i cili zbatohet nga NDI dhe Prezenca e OSBE-së, me mbështetjen e qeverisë zvicerane.

Kuvendi informoi se afati për shprehjen e interesit është data 29 maj 2020./a.gjonaj/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.