Këmbimi valutor/ Dollari amerikan dhe paundi britanik me rritjen më të fortë ndaj lekut

TIRANË, 22 maj /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas të premten monedhat e huaja forcuan pozitat ndaj lekut, krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan dhe paundi britanik shënuan nivelin më të lartë të rritjes ndaj lekut përkatësisht me 0,76 lekë dhe 0,45 lekë.
Ndërkohë që monedhat e tjera të huaja ndoqën trendin e rritjes së lehtë.
Kështu sot euro këmbehet me 123,79 lekë ose 0,13 lekë më shumë dhe dollari amerikan këmbehet me 113,56 lekë. Ndërsa paundi britanik u ngjit në kuotën e 138,33 lekë dhe franga zvicerane këmbehet 116,83 lekë ose 0,10 lekë më shumë se ditën e enjte. /r.e/
Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 113.56 +0.76
Euro EUR 123.79 +0.13
Poundi Britanik GBP 138.33 +0.45
Franga Zvicerane CHF 116.83 +0.10
Jeni Japonez (100) JPY 105.67 +1.02
Dollari Australian AUD 74.12 +0.10
Dollari Kanadez CAD 81.02 -0.07
Korona Suedeze SEK 11.73 -0.01
Korona Norvegjeze NOK 11.28 -0.06
Korona Daneze DKK 16.60 +0.01
SDR SDR 155.11 +1.11
Ari(OZ 1) XAU 196913.04 +1,420.49
Argjend(OZ 1) XAG 1931.75 -12.74
Juani Kinez (onshore) CNY 15.93 +0.04
Juani Kinez (offshore) CNH 15.87 +0.01
Lira Turke TRY 16.68 +0.08
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.