FUTBOLL – Të gjithë lojtarët e Juventusit rezultojnë negativ ndaj COVID-19

TORINO, 22 maj /ATSH-AA/ – Skuadra e Juventusit njoftoi se testet e kryera me futbollistët e saj për koronavirusin e ri (COVID-19) kanë rezultuar negativ.

Në një deklaratë në faqen e internetit të klubit, thuhet se ekipi vazhdon trajnimet individuale në grupe të vogla.

”Asnjë futbollist nuk ka rezultuar pozitiv, ndërsa në ditët në vijim stërvitjet do të bëhen në grupe të mëdha”, deklaroi skuadra.

Në Itali, skuadrat lejohen të fillojnë stërvitjet, ndërsa vendimi për të ardhmen e ligës pritet të shpallet më 28 maj./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.