FOTO/ Xhaçka: Për herë të parë një ekip Komando në KFOR në Kosovë, një togë tjetër në misionin e NATO-s në Afganistan

TIRANË, 22 maj/ATSH/ Forca Tokësore e Shqipërisë do të dërgojë një togë nga batalioni i Poshnjes për të shërbyer në misionin e NATO-s në Afganistan.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila thekson gjithashtu se për herë të parë një ekip Komando do të shërbejë në KFOR në Kosovë.

“Në këtë periudhë pandemie, Forcat e Armatosura jo vetëm që nuk e kanë ulur ritmin e aktiviteteve, por kanë qenë më të angazhuara se kurrë”, – tha Xhaçka.

Ministrja shprehet se “stërvitjet kanë vijuar, sidomos për trupat e kontingjenteve të reja që do të nisen muajin e ardhshëm në misionet jashtë vendit dhe po trajnohen për të shërbyer nën masat kundër COVID-19”.

/k.s//a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.