FOTO/ Mokra, destiancioni turistik mes pafundësive të bukurive natyrore dhe historike

TIRANË, 22 maj /ATSH/ Bukuritë e Mokrës janë të pafundme!
Mokra është një nga 76 fshatrat më të bukur të rrethit të Pogradecit. Mes mijëra përrenjve, qindra fshatrave, dhjetëra liqeneve, krahina e mullinjve nga fshati Kozici në Shkumbin të lë pa frymë.
Natyra bujare nuk i ka kursyer asgjë Mokrës. Njerëz punëtorë, të dashur, mikpritës i gjen në çdo fshat të Mokrës.
Pozita gjeografike pranë liqenit të Ohrit dhe kushtet e klimaterike, e kanë favorizuar këtë krahinë që të popullohet që në kohët antike.
Fshatrat ‘flasin’ për shekuj histori, për sakrifica, e legjenda të rralla.
Nga varret ilire të Selcës, rruga Egnatia, Gurët e Nuses, Ura e Golikut, e deri tek liqenet mahnitëse të Lukovës mbi Bishnicë, liqenet e Shën Marenës, liqenet e Lenies. Mokra të qetëson shpirtin dhe mendjen.
“2 orë nga Tirana të presin pafundësi me bukuri dhe histori. Eja në Mokër”, është ftesa që bashkia e Pogradecit u bën të gjithë qytetarëve, që këtë vit të vizitojnë dhe të kalojnë pushimet në fshatin me bukuri të veçanta. /r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.