FOTO/ Masat e Ministrisë së Shëndetësisë, pavijon i posaçëm për gratë me COVID në maternitet

TIRANË, 22 maj/ATSH/ Në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” janë marrë të gjitha masat në pavijonin e veçantë COVID, për nënat e prekura nga COVID-19 që mund të sjellin në jetë fëmijët në këtë periudhë epidemie.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka thënë se për fat të mirë pjesa më e madhe e grave shtatzëna të prekura nga virusi i rrezikshëm, janë shëruar.

“Në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” janë marrë të gjitha masat në pavijonin e veçantë COVID, për nënat e prekura nga COVID-19 që mund të sjellin në jetë fëmijët në këtë periudhë epidemie.

Për fat të mirë pjesa më e madhe e grave shtatzëna të prekura nga virusi i rrezikshëm, janë shëruar, por për çdo rast, stafet tona janë në gatishmëri”, tha ministrja. z.tosku/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.