Fondet e IPARD, mundësi e shkëlqyer që sipërmarrjet të zgjerojnë kapacitetet

TIRANË, 22 maj/ATSH/ Ministri i Bujqësisë, Blendi Çuçi deklaroi sot se fondet e programit IPARD janë një mundësi e shkëlqyer që sipërmarrjet të zgjerojnë kapacitetet, të përmirësojnë linjat teknologjike, apo të ndërtojnë magazina grumbullimi e ruajtjeje frigoriferike.

Ministri vizitoi sot një ndër fabrikat e prodhimit të sallamerisë në vend.

“Sofra” është një emër i ri i sallamerisë në tregun shqiptar. Me shije të veçantë dhe cilësi tepër të lartë, ky produkt është frymëzuar nga tradita e patjetërsueshme e kulinarisë mesdhetare”, tha ministri Çuçi.

Sipas ministrit në fabrikën e “Gjirofarm” në Vrisera të Dropullit prodhohet me një teknologji moderne.

“Një bashkëpunim i suksesshëm shqiptaro-grek në industrinë ushqimore, që besoj se do të zgjerohet më tej në tregun shqiptar, njësoj si shumë marka të tjera në sektorin e mishit të përpunuar”, u shpreh ai. /a.gjonaj/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.