“E keqja po kalon”/ Mjeku Lilaj: Distancim social e higjienë për t’iu rikthyer normalitetit

TIRANË, 22 maj/ ATSH- A. Fortuzi/ Distancimi fizik dhe higjiena janë dy elementët kryesorë për t’iu rikthyer normalitetit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar një videomesazh të prof. ass. Krenar Lilaj, i cili bën thirrje për distancim fizik dhe higjienë.

“Doktor Krenar Lilaj, në vijën e parë të përballjes me COVID-19, ka kryer një punë të lavdërueshme për koordinimin e shërbimit të anestezi-reanimacionit në dy spitalet COVID. Sot mjeku i njohur ka një mesazh për të gjithë qytetarët: Të tregohemi të kujdesshëm, të zbatojmë rregullat e distancimit fizik dhe sidomos të higjienës, sepse vetëm kështu mund t’i rikthehemi normalitetit të plotë”, – theksoi Manastirliu.

“Vetëm pak muaj më parë na u desh të përballeshim, ndoshta me një nga periudhat më të vështira  për gjithësecilin. Jeta shoqërore ngriu, ekonomia u paralizua, ndërsa ne mjekët luftonim me një sëmundje të panjohur e cila në botë po merrte shumë jetë njerëzish. Në sajë të ndihmesës së mjekëve dhe stafit mjekësor mjaft pacientë u shëruan. Me keqardhje mund të them se patëm dhe humbje jete”, – tha Lilaj.

“Por na u desh të luftonim me një sëmundje ku në disa raste ishte mjaft e vështirë për t’u trajtuar. Falë punës dhe sakrificës, mbështetjes së qeverisë dhe qytetarisë, duket sikur e keqja po kalon. Dalëngadalë po i kthehemi normalitetit dhe njerëzit po i kthehen punës për të dhënë kontributin e tyre në shoqëri. Ende duhet të tregohemi të kujdesshëm që vështirësitë e kësaj pandemie të mos na përsëriten më, ajo po mundet, por ende nuk është asgjësuar. Duhet të ruajmë rregullat e distancimit fizik dhe higjienës. Vetëm kështu do i kthehemi normalitetit të plotë”, – nënvizoi Lilaj në videomesazhin e tij. /j.p/r.e/

Mesazh ndërgjegjësues i Ass.Prof. Krenar Lilaj

Doktor Krenar Lilaj, në vijën e parë të përballjes me #COVID19, ka kryer një punë të lavdërueshme për koordinimin e shërbimit të anestezi reanimacoinit në dy spitalet #COVID. Sot mjeku i njohur ka një mesazh për të gjithë qytetarët: Të tregohemi të kujdesshëm, të zbatojmë rregullat e distancimit fizik dhe sidomos të higjienës, sepse vetëm kështu mund t'i rikthehemi normalitetit të plotë.#KrenarePërMjekët#BASHKË

Gepostet von Ogerta Manastirliu am Freitag, 22. Mai 2020

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.