“Dhuratë për të rinjtë e talentuar”/ Veliaj: Është bërë shumë për artin në Tiranë, së shpejti edhe Teatri i ri Kombëtar

TIRANË, 22 maj/ ATSH- A. Fortuzi/- Kryebashkiaku Erion Veliaj solli në vëmendje investimet e aktivitetet kulturore të realizuara në Tiranë gjatë kohës si kryebashkiak.

“Shih sa gjëra të bukura kemi bërë për artin në Tiranë!
Janë dhuratë për të gjithë të rinjtë e talentuar të qytetit tonë, të cilët shumë shpejt do të shijojnë edhe Teatrin e ri Kombëtar”,- nënvizoi Veliaj.

Disa nga veprat e realizuara në kryeqytet për artin e kulturën janë rikonstruksioni i liceut Artistik “Jordan Misja”, biblioteka “Petro Zheji”, “Musine Kokalari”, shkolla e  “Baletit”, Biblioteka “Misko Treska”, Shtëpia muze “Ismail Kadare”, instalacioni “Reja”, Amnfiteatri i “Tiranës”, Sheshi “Skënderbej” që mbledh artistë nga vendi e nga bota, Pazari i ri, Kalaja e Tiranës…etj

Shih sa gjëra të bukura kemi bërë për artin në Tiranë! 😍Janë dhuratë për të gjithë të rinjtë e talentuar të qytetit tonë, të cilët shumë shpejt do të shijojnë edhe Teatrin e ri Kombëtar.

Gepostet von Erion Veliaj am Freitag, 22. Mai 2020

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.