BRUKSEL – Borell: Për hir të paqes të kapërcejmë hendekun mes kulturave

BRUKSEL, 22 maj /ATSH-DPA/ – Tre të katërtat e konflikteve botërore kanë një dimension kulturor dhe mbushja e këtij hendeku midis kulturave është urgjente dhe e nevojshme për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin,  deklaroi përfaqësuesi i BE, Josep Borrell në ditën botërore të diversitetit kulturor.

Në një shënim të përbashkët me eurokomisioneren për Inovacion, Kulturë, Arsim dhe Rininë, Mariya Gabriel, të dy zyrtarët theksojnë “sa shumë i rëndësishëm është diversiteti kulturore për Bashkimin Europian dhe sa i rëndësishëm është promovimi i dialogut dhe respektit midis popujve të ndryshëm anë e mbanë botës”.

“Europa është një mozaik i një diversiteti të modeluar në shekuj dialogu dhe shkëmbimesh midis kombeve, gjuhëve dhe kulturave të ndryshme dhe me këtë larmi që ka, ajo zhvilloi pasurinë e saj kulturore’’,  theksuan ata.

Pandemia e Covid-19 i dha një goditje sektorit kulturor, nismave të BE-së siç janë programet europiane të kulturës ”Erasmus” dhe ”Europa Krijuese”./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.