Bashkëjetesa me koronavirusin, 7 hapa të rëndësishme për mbrojtjen nga infektimi

TIRANË, 22 maj/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale thotë se tanimë duhet të bashkëjetojmë me realitetin e ri, ndaj duhet të ndjekim 7 hapa për mbrojtjen nga koronavirusi.

Për parandalimin e COVID-19, ministria tregon hapat që duhet të ndjekë çdo qytetar në mënyrë rigoroze, që të mos rrezikohet nga prekja e infeksionit.

“Tashmë duhet të bashkëjetojmë me realitetin e ri për mbrojtjen dhe parandalimin e COVID-19. Gjithmonë duhet të kemi në konsideratë këto rregulla”, informon ministria.

7 hapa si të parandalojmë virusin:

  1. Lani shpesh duart.
  2. Mos prekni me duar hundën, gojën, sytë.
  3. Teshtini në një kartëpecetë ose në pjesën e brendshme të bërrylit.
  4. Shmangni vendet e populluara.
  5. Qëndroni në shtëpi nëse nuk ndjeheni mirë, edhe nëse keni shenja të lehta.
  6. Nëse keni temperaturë, kollë, vështirësi në frymëmarrje kërkoni kujdes shëndetësor.
  7. Informohuni për të rejat e fundit nga Instituti i Shëndetit Publik. /z.tosku/ /a.g//r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.