TIRANË, 22 maj/ATSH/ 8 695 profesionistë në Kujdesin Shëndetësor Parësor janë çdo ditë në shërbim të qytetarëve për të ofruar shërbim shëndetësor cilësor afër vendbanimit.
Specialistët e Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor bëjnë të ditur se ka nisur trajnimi online i mjekëve të familjes për sistemin e ri eVizita. Ata thonë se dixhitalizimi lehtëson punën për kompletimin e dosjes elektronike për çdo pacient që përfiton barna të rimbursueshme.
“Investojmë tek burimet njerëzore. Dixhitalizojmë procedurat mjekësore. Vazhdon trajnimi online të mjekëve të familjes për sistemin e ri eVizita.
Lehtësojmë punën për kompletimin e dosjes elektronike për çdo pacient që përfiton barnat e rimbursueshme. 8 695 profesionistë në Kujdesin Shëndetësor Parësor janë çdo ditë në shërbim të qytetarëve për të ofruar shërbim shëndetësor cilësor afër vendbanimit të integruar dhe të sigurt”, thuhet në njoftimin e FSKSH. z.tosku//r.e/