SHBA – Rritet numri i të papunëve që kërkojnë ndihmë shtetërore

UASHINGTON, 21 maj /ATSH-DPA/ – Numri i të papunëve në SHBA, që kërkojnë ndihmë shtetërore, arriti në rreth 2,4 milionë këtë javë, njoftoi Departamenti i Punës, ndërkohë që kriza e koronavirusit vazhdoi të përkeqësojë ekonominë.

Shifrat e fundit tregojnë se rreth 39 milionë banorë të SHBA-së kanë bërë kërkesë për përfitime që nga mesi i marsit.

Lajmi vjen ndërsa të gjitha shtetet e SHBA-së kanë filluar procesin e rihapjes dhe Shtëpia e Bardhë e ka zhvendosur fokusin drejt rifillimit të ekonomisë.

Zyrtarisht papunësia është në 14,7%, por mendohet të jetë më e lartë, për shkak të një vonese raportimi dhe pushimeve të vazhdueshme në shkallë të gjerë. / /sara/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.