Reforma Zgjedhore, Kushi: Të mos humbasim kohë, ta finalizojmë me dialog këtë proces

TIRANË, 21 maj/ATSH/ “Shqiptarët meritojnë një Kod Zgjedhor që të adresojë plotësisht rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe të zgjidhë përfundimisht shumë nga problemet e konstatuara dhe të debatuara ndër vite”.

Kështu deklaroi sot deputetja e Partisë Socialiste, Evis Kushi, duke iu referuar procesit për hartimin dhe miratimin e Reformës Zgjedhore, e cila sipas saj, “ende vazhdon të mbahet peng nga opozita jashtëparlamentare”.

Kushi tha se “ata që kërkojnë me padurim të vijnë në pushtet, por që kanë frikë prej zgjedhjeve, duhet ta kuptojnë që e vetmja rrugë për të arritur qëllimin e tyre është përmes zgjedhjeve dhe votës së lirë”.

“Prandaj është detyrimi dhe përgjegjësia jonë e përbashkët që të mos humbasim më kohë, por ta finalizojmë me dialog këtë proces dhe të miratojmë sa më parë kodin e ri që garanton zgjedhje të lira e të ndershme”, tha ajo. /m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.