Prefekti Malaj për ATSH-në: Ndihma ushqimore pranë 2165 familjeve në vetëm dy ditë

TIRANË, 21 maj/ATSH/ Në vijim të fazës së dytë të operacionit humanitar për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, në qarkun e Elbasanit janë shpërndarë pako ushqimore pranë 932 familjeve në nevojë dhe pensionistëve të vetmuar.

Në një prononcim për ATSH-në, prefekti i qarkut të Elbasanit, Maksim Malaj u shpreh se “më 20 maj shpërndamë pranë 932 familjeve pako ushqimore”.

Një ditë më parë, u shpërndanë 1233 pako ushqimore si dhe pranë 61 familje pako me produkte jo ushqimore. Malaj tha se po ofrohet edhe asistencë familjet për blerjen e produkteve të ndryshme ushqimore ndërsa në vetëm dy ditë janë shpërndarë ndihma ushqimore pranë 2165 familjeve.

z.tosku /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.