Parashikimi i motit, e enjte 21 maj 2020

TIRANE, 21 maj /ATSH/ -Moti sot parashikohet me vranësira deri të dendura me kthjellime kryesisht në veri e qendër.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën e dije se do të ketë reshje shiu në mëngjes në të gjithë vendin. Gradualisht reshjet lokalizohen në jug e juglindje aty ku do të marrin karakter shtrëngatash me rrufe dhe breshër. Pasdite reshjet ndërpriten në të gjithë vendin.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje e lehtë e mesatare. Prej orëve të mesditës era vjen në forcim kryesisht në bregdet deri në 20m/sek.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 4 ballë duke u shoqëruar me lartësi dallge 0.8-1.5 metër.

Temperaturat parashikohen:                

 QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 16/30 diell shi
Kukës 13/24 diell shi rrufe
Lezhë 17/26 diell shi
Dibër 10/26 diell shi
Durrës 16/26 diell shi
Tiranë 16/24 diell shi
Elbasan 15/26 diell shi rrufe
Berat 14/26 diell shi rrufe
Vlorë 17/25 diell shi
Korçë 10/23 diell shi rrufe
Gjirokastër 12/24 diell shi rrufe
Sarandë 17/27 diell shi rrufe

                

/e.m/

                 

           

 

 

 

 

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.