MOSKË – SHBA dërgon 50 ventilatorë në Rusi

MOSKË, 21 maj /ATSH-DPA/ – SHBA-ja dorëzoi sot një dërgesë fillestare prej 50 ventilatorësh në Rusi, pjesë e një donacioni me vlerë 5,6 milionë dollarë, njoftoi ambasada e SHBA-së në Moskë.

“Kjo përfaqëson pjesën e parë të një donacioni humanitar prej gjithsej 200 ventilatorësh të prodhuar nga SHBA për Rusinë”, tha ambasada në një deklaratë.

Sipas deklaratës, presidenti amerikan, Donald Trump është duke përmbushur një kërkesë të homologut të tij rus, Vladimir Putin, për furnizime mjekësore në luftën kundër pandemisë së koronavirusit.

“Muajin e kaluar Rusia dërgoi maska dhe pajisje të tjera mjekësore në SHBA,në shenjë solidariteti”, tha zëvendësambasadori rus i OKB-së në atë kohë, Dmitry Polyanskiy.

SHBA dhe Rusia kanë rastet më të larta në botë me COVID-19. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.