MJEDIS – Koronavirusi nuk mbijeton në ujërat e kripura

PARIS, 21 maj /ATSH-ANSA/ – Koronavirusi nuk mbijeton në ujërat e detit.

”Ky është një lajmi i mirë për ata që do të frekuentojnë plazhet këtë verë”, thanë studiuesit e ”Ifremer”, Instituti i Kërkimeve Franceze për Detin.

Për të arritur në përfundimet e tyre, studiuesit francezë studiuan midhjet dhe mostrat e ujit të detit të marra në pika të ndryshme në bregdetin e Francës.

Ndër 21 molusqet e analizuara, asnjë nuk tregoi gjurmë të koronavirusit.

Dhe në asnjë mostër deti nuk u mundësua prania e virusit.

“Edhe nëse nuk mund të flasim për siguri për të gjithë molusqet dhe ujërat detare të Francës, mungesa e gjurmëve të Covid-19 i zbuluar nga studimi ynë është një lajm i mirë”, theksuan studiuesit./   /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.