LONDËR – “Easyjet” parashikon rifillimin e fluturimeve nga 15 qershori

LONDËR, 21 maj /ATSH-AFP/ – Kompania britanike “Easyjet” njoftoi sot se synonte të rifillonte disa fluturime duke nisur nga 15 qershori, kryesisht fluturime të brendshme në Britaninë e Madhe dhe në Francë me masa shëndetësore në bord.

“Një numër i vogël fluturimesh do të rekomandohen në linjat ku ne mendojmë se kërkesa është e mjaftueshme për të mundësuar fluturimet”, konfirmoi në një komunikatë kompania britanike.

Pothuajse të gjithë avionët e kësaj kompanie kanë ndërprerë punën për shkak të pandemisë së koronavirusit, që ka paralizuar trafikun ajror botëror./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.