JAPONI – Jep dorëheqjen sepse nuk respektoi… distancimin social!

TOKIO, 21 maj /ATSH-AFP/ – Një zyrtar i lartë është detyruar të japë dorëheqjen, pasi kishte pranuar se kishte luajtur mah-jong (e ngjashme me dominonë – shën. i përkth.) me gazetarët, pa respektuar rekomandimet e distancimit social gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

“Qëndrimi i tij ishte jashtëzakonisht i papërshtatshëm”, theksoi ministri japonez i Drejtësisë, Masako Mori.

“Prokurori në fjalë, Hiromu Kurokawa, 63 vjeç, paraqiti dorëheqjen e tij, e cila do të miratohet nesër nga Këshilli i Ministrave”, shtoi Mori.

Një e përjavshme japoneze kishte zbuluar se Kurokawa kishte luajtur së fundmi mah-jong me tre gazetarë, një lojë me origjinë kineze, shumë popullore në Japoni gjithashtu./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.