Agjencia Telegrafike Shqiptare

ITALI – Conte: Më të keqen e COVID-19 e kemi lënë pas

ROMË, 21 maj /ATSH-ANSA/ – Kryeministri italian, Giuseppe Conte deklaroi në parlament se Italia e ka tejkaluar fazën më të keqe të krizës së koronavirusit.

“Nëse më të keqen e kemi larguar, ia kemi borxh qytetarëve, të cilët ata kanë ndryshuar stilin e jetës së tyre”, theksoi Conte.

Conte kritikoi gjithashtu sjelljen e disa të rinjve të cilët grumbullohen netëve në disa qytete, duke theksuar se “nuk është koha për pushime”.

Kryeministri bëri thirrje për publikun që të bëjnë pushimet në Itali, duke ndihmuar kështu turizmin në krizë./ /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version