Gjest solidariteti nga Katari/ Ndihma për familjet në nevojë në Librazhd

TIRANË, 21 maj/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla vlerësoi sot mbështetjen e shtetit të Katarit ndaj vendit tonë në kuadër të operacioneve humanitare, por edhe të mbështetjes me mjete mbrojtëse për bluzat e bardha.

“Një tjetër gjest solidariteti nga shteti i Katarit për vendin tonë, duke ndihmuar operacionin humanitar të furnizimit të familjeve shumë në nevojë me pako ushqimore. Vijuam sot mbështetjen për shumë familje në qytetin e Librazhdit. Mirënjohje shtetit të Katarit për mbështetjen e pakursyer për Shqipërinë në ditë të vështira”, tha Balla.

Konkretisht një pako ndihme prej 35 kg do të shpërndahet në çdo familje në nevojë.

“Ju falënderoj ju dhe qeverinë e Katarit për gjithë vëmendjen dhe mbështetjen që ka dëshmuar ndaj Shqipërisë, sepse jo vetëm ndihmat ushqimore, por para dy ditësh një avion i mbushur me pajisje mjekësore të domosdoshme për t’u përballur me armikun e padukshëm erdhi dhuratë. Rreth 10 tonë pajisje mjetet mbrojtëse, maska, kaska, të gjitha pajisjet e domosdoshme që mbrojnë ata që janë në vijën e parë”, tha Balla.

/m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.