FUTBOLL – Divizioni i tretë gjerman rinis më 30 maj

LEIPZIG, 21 maj /ATSH-DPA/ – Divizioni i tretë i Gjermanisë do të rifillojë më 30 maj, pas disa javësh polemika dhe disa klube, ndoshta, nuk do të mund të përdorin stadiumin e tyre.

Federata Gjermane e Futbollit (DFB) njoftoi se çdo javë do të ketë raunde në mes të javës, për të përfunduar 11 ditët e ndeshjeve të mbetura deri më 4 korrik.

“Të 20 klubet nuk ishin në marrëveshje të plotë për vazhdimin osë jo të sezonit dhe skuadra “Carl Zeiss Jena”, nuk do të lejohet të luajë të paktën ndeshjen e parë në stadiumin e tyre, për shkak të kufizimeve në shtetin e Thuringias, që do të zgjasin deri më 5 qershor”, tha federata.

Megjithatë, DFB njoftoi se të gjitha klubet duhet të zhvillojnë bisedime me autoritetet shtetërore dhe shëndetësore. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.