BRUKSEL – Markit: Më e keqja për ekonominë shkaktuar nga COVID-19 ka kaluar

BRUKSEL, 21 maj /ATSH-AFP/ – Aktiviteti i sektorit privat në zonën euro vazhdoi të tkurrej edhe në muajin maj, por me një ritëm më të ngadaltë se në prill, në sajë të heqjes progresive të masave kufizuese, sipas vlerësimit të indeksit PMI nga organizmi për ekonominë globale Markit.

Indeksi mujor shënoi 30,5 pikë nga 13,6 pikë në prill, që ishte tkurrja më e madhe e aktivitetit në sektorin privat e regjistruar ndonjëherë nga Markit.

Kur PMI është e lartë deri në 50 pikë, kjo nënkupton se aktiviteti ekonomik përparon.

Ai ulet nëse shifra është poshtë këtij pragu.

“Nëse aktiviteti global në sektorin privat të zonës euro është ulur sërish shumë ndjeshëm në muajin maj, kriza ekonomike mund të kishte arritur pikën e saj më të ulët në prill”, theksoi ekonomisti i Markit, Chris Williamson.

“Tkurrja do të vazhdojë, por në një mënyrë të moderuar në muajt në vazhdim, pasi vendet e rajonit po lehtësojnë gradualisht masat kufizuese. Më e keqja ka kaluar”, shtoi ai./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.