Ata që dolën në protestën e vërtetë kundër projektit, janë sot në pritje të ndërtimit të teatrit të ri

TIRANË, 21 maj/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se ata që dolën në protestën e vërtetë kundër projektit të teatrit të ri, janë sot në pritje të ndërtimit të tij.

“Protesta e vërtetë e komunitetit teatror kundër projektit të ri të Teatrit, ishte ajo që mblodhi aty, të gjithë bashkë, dhe ku çdo kush merrte mikrofonin e shfaqej në kamera, nuk kishte poshtë një sigël lajmesh të shpejta që shkruajnë artistët, e aty del një portret që ti thua ku e kam parë dhe çfarë ushqimi shpirtëror kam marrë nga ky njeri? Dhe ndërkohë gjatë fjalës, futet në librat e shtëpive tona, sepse është “artist”. Ata që dilnin poshtë te “banderola dixhitale” kishin emrat e tyre, Robert Ndrenika: jam kundër, Leka Bungo: jam kundër, Pëllumb Kulla: jam kundër, Gëzim Kame: jam kundër, Viktor Zhusti: jam kundër Altin Basha: jam kundër. Dhe ti nuk kishe nevojë ti lexojë emrin se ty, fytyra që të thoshte jam kundër, të thoshte, këtu ka një problem. Si ka mundësi që kjo qeveri do të bëjë një projekt për shtëpinë e re të këtyre njerëzve dhe këta njerëz janë kundër? Ku janë këta sot? Ata janë që të gjithë në pritje të ndërtimit të teatrit të ri”, u shpreh Kryeministri Edi Rama sot gjatë fjalës së tij në Kuvend.

Rama tha se “i madhi Kadri Roshi që na sheh nga lart, e ju sheh ju e ata e ju thotë: e mor qen e bir qenash, e nuk ka gojë të flasë sot, por vetëm ju nënqesh, e sytë e tij shpojnë ajrin me mijëra kilometra, e ka lënë amanet ndërtimin e një teatri të ri me fjalët e veta”.

“Naim Frashëri i madh, është fakt, u sëmur e humbi jetën në atë skenë, si rezultat i ftomës, që nuk e ndali dot, që të vazhdonte e të rrinte atje. E thonë të gjithë”, deklaroi Kryeministri.

Këta njerëz, tha Rama, shkruan vetë publikisht një peticion./a.gjonaj/ /a.g//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.