VIDEO/ 3386 projekte të financuara për bletarinë nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural

TIRANE, 20 maj/ATSH/ Në ditën Botërore të Bletëve, Kryeministri Edi Rama bën të ditur se rreth 3386 projekte për bletarinë janë financuar nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor e Rural në vendin tonë.

“MIRËMËNGJES, me bletët punëtore që së bashku bëjnë mrekulli dhe bekuar qofshin bletërritësit e të gjithë njerëzit e punës. Dita Botërore e Bletëve vjen sot me 3386 projekte të financuara për bletarinë nga Agjencia Zhvillimit Bujqësor e Rural”, shprehet Rama.

Edhe këtë vit, Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi 2020, adreson financimin e më shumë bletarëve, përmes lehtësimit të kritereve të aplikimit.

Për fondet e Skemës Kombëtare, parashikohet këtë vit subvencionimi me 1 mijë lekë për zgjua për fermat që kanë jo më pak se 50 koshere.

Bletaria në vendin tonë ka një traditë të hershme. Mjalti “Made in Albania” shquhet për cilësi kurative dhe vlera të larta ushqyese për shkak të florës dhe klimës që ka vendi ynë.

Një zhvillim tjetër pozitiv për sektorin e bletarisë në vend është edhe hapja e eksportit me Kinën. /a.g//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.