SPANJË – Sanchez kërkon unitet për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme

MADRID, 20 maj /ATSH-AFP/ – Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez kërkoi unitet për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme për dy javë, në sfondin e kundërshtimit opozitar.

“Ishin spanjollët që e ndaluan së bashku virusin (…) Askush nuk ka të drejtë të sabotojë atë që kemi realizuar së bashku gjatë këtyre javëve të gjata të izolimit”, argumentoi socialisti para deputetëve që do të votojnë për zgjatjen me dy javë të gjendjes së jashtëzakonshme deri më 6 qershor.

Kjo masë e jashtëzakonshme, e cila veçanërisht kufizon lirinë e lëvizjes, i mundësoi Spanjës të krijonte një nga kufizimet më të rrepta në botë më 14 mars për të luftuar epideminë e koronavirusit.

Dhe qeveria e gjykon të domosdoshme ta zgjasë atë deri në fund të lehtësimit të kufizimeve me faza, që do të përfundojë në fund të qershorit dhe nga e cila Madridi dhe Barcelona mbeten të përjashtuara për momentin./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.