PPE thirrje PD-së: Angazhohuni në bisedimet për reformën zgjedhore

TIRANË, 20 maj/ATSH/ “Partia Demokratike duhet të jetë plotësisht e angazhuar në bisedime mbi reformën zgjedhore”. Ky ka qenë mesazhi që zv/kryetari i grupit të Partive Popullore Europiane, Andrey Kovatchev ka dhënë për Partinë Demokratike sa i përket reformës zgjedhore.

Kovatchev ka shprehur keqardhje për “aksionet e fundit të diskutueshme dhe përplasjet me protestuesit në Shqipëri” lidhur me çështjen e godinës së teatrit.

Ai thekson se “të gjithë palët e interesuara duhet të angazhohen për të gjetur një zgjidhje të pranuar gjerësisht”.

Kovatchev ka kërkuar “respektim të shtetit të së drejtës dhe vijimin e punës së mëtejshme mbi 15 çështjet që duhet të monitorohen nga afër nga Komisioni Europian dhe shtetet anëtare”.

/gj.mima/ /a.g//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.