LONDËR – ”Rolls-Royce” njofton shkurtimin e 9 000 vendeve pune

LONDËR, 20 maj /ATSH-AFP/ – Prodhuesi i motorëve të avionëve ”Rolls-Royce” njoftoi sot mbylljen e të paktën 9 000 vendeve pune për shkak të bllokimit të trafikut ajror, shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Në një komunikatë, grupi e justifikoi vendimin e tij duke deklaruar se po bëhet gjithnjë e më e qartë se do të duhen disa vite që tregu tregtar i aeronautikës të kthehet në nivelet e tij të disa muajve më parë.

Një burim i njohur me këtë çështje ishte shprehur në fillim të majit se grupi industrial britanik po planifikonte shkurtimin e 8 000 vendeve pune./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.