ITALI – Conte: Plani europian i rimëkëmbjes duhet të bëjë shumë më tepër 

MILANO, 20 maj /ATSH-AFP/ – Kreu i qeverisë italiane, Giuseppe Conte përshëndeti sot planin franko-gjerman për rimëkëmbjen e Europës, por vlerësoi se duhej bërë shumë më tepër, duke theksuar rrezikun e rritjes së nacionalizmit.

“Ky propozim është një hap i guximshëm dhe i rëndësishëm drejt një përgjigjeje të përbashkët të Bashkimit Europian ndaj pandemi, por është gjithashtu vetëm kaq, një hap”, deklaroi Conte.

“Për ta kapërcyer këtë krizë së bashku duhet bërë shumë më tepër”, shtoi ai.

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel propozuan të hënën një plan prej 500 miliardë eurosh për rimëkëmbjen e ekonomisë së dëmtuar nga pandemia COVID-19, përmes një mekanizmi të paprecedent të bashkimit të borxhit europian./ /ervo/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.