GJERMANI – Merkel: Jemi pranë marrëveshjes për shpëtimin e kompanisë ajrore “Lufthansa”

BERLIN, 20 maj /ATSH-AFP/ – Qeveria gjermane dhe “Lufthansa” janë shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje për të shpëtuar grupin e parë europian të transportit ajror, i prekur rëndë nga ndikimi i koronavirusit të ri, njoftoi sot në mbrëmje kancelarja Angela Merkel.

“Qeveria është e angazhuar intensivisht në diskutime me kompaninë dhe Komisionin Europian dhe një vendim pritet së shpejti”, tha ajo, gjatë një konference për shtypi në Berlin.

Sidoqoftë, ajo nuk pranoi të jepte detaje për diskutimet në vazhdim ose të komentojë raportet e shtypit për marrëveshje midis koalicionit qeveritar për këtë temë.

Një zëdhënës i qeverisë se ishte ende shumë herët për të folur për një marrëveshje të tillë./ /ervo/

.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.