COVID-19/ Në 24 burgjet në vend, masa të përforcuara për shmangien në kohë të çdo rreziku


TIRANE, 20 maj/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, pavarësisht përmirësimit të ndjeshëm të situatës së shkaktuar nga COVID-19, vazhdon ende të punojë me masa të përforcuara.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj thekson se të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, vijojnë punën me kapacitete të plota për të shmangur në kohë çdo rrezik që mund të shfaqet.

Pavarësisht dezinfektimeve të vazhdueshme të ambienteve, furnizimit me dezinfektantë, plotësimit të masave mbrojtëse, në burgje vijojnë të funksionojnë rregullisht edhe tunelet e dezinfektimit.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i shpreh mirënjohje të gjithë punonjësve të saj në të 24 institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, të cilët pavarësisht situatës së pandemisë që preku të gjithë botën, vazhdojnë punën e palodhur me sakrifica dhe përkushtim. /a.g//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.