BRUKSEL – Barnier: Toni i ashpër i Britanisë së Madhe mund të dëmtojë negociatat post Brexit

BRUKSEL, 20 maj /ATSH-AFP/- Kryenegociatori europian për Brexit, Michel Barnier, kritikoi sot homologun e tij britanik, David Frost për tonin e përdorur në një letër të dërguar dje, ku ai kërkoi nga BE që të rishikojë propozimet e saj për negociatat.

“Unë nuk mendoj se një shkëmbim letrash në lidhje me përmbajtjen e negociatave është domosdoshmërisht mënyra më e mirë për të diskutuar pikat thelbësore”, shkroi Barnier në përgjigjen e tij për letrën britanike.

“Në veçanti, nuk do të më pëlqente që toni i përdorur të ketë një ndikim në besimin e ndërsjellë dhe qëndrimin konstruktiv, që janë thelbësore mes nesh”, shtoi ai.

Në letrën e tij, të dërguar Michel Barnier-it, pesë ditë pas një raundi të tretë negociatash pa ndonjë përparim të vërtetë mes Londrës dhe Brukselit, David Frost i kërkon BE-së që të rishikojë pozicionin e saj, nëse dëshiron të arrijë një marrëveshje, deri në fund të vitit, për marrëdhëniet e përbashkëta të ardhshme.

Ai këmbënguli që cikli tjetër i diskutimeve, i planifikuar më 1 qershor me një videokonferencë, të sjellë një dinamizëm të ri për të shmangur një ngërç të mundshëm./ /ervo/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.