SPANJË – Qeveria paraqet projektligjin për tranzicionin e energjisë

MADRID, 19 maj /ATSH-AFP/- Qeveria spanjolle prezantoi sot një projektligj për tranzicionin e energjisë, që synon të arrijë neutralitetin e karbonit deri në vitin 2050, i kritikuar tashmë nga OJQ-të për mungesën e ambicies së objektivave të tij.

“Tranzicioni i energjisë dhe lufta kundër ngrohjes globale duhet të jenë shtyllat në të cilat të bazohet rindërtimi social dhe ekonomik pas krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit të ri”, tha zëdhënësja e qeverisë, Maria Jesus Montero, pas përfundimit të takimit të Këshillit të Ministrave.

Përveç neutralitetit të karbonit në vitin 2050, që supozon se emetimet e gazrave serë të jenë kompensuar nga mekanizmat e thithjes, projektligji synon t’i sigurojë Spanjës një rrjet energji 100% të rinovueshme në të njëjtën datë.

Qeveria kërkon që të gjitha automjetet e reja të kenë zero emetim deri në vitin 2040 dhe  pretendon të detyrojë instalimin e stacioneve të karikimit elektrik në stacionet më të mëdha të shërbimeve./ /ervo/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.