SPANJË – Qeveria arrin kompromis për zgjatjen me dy javë të izolimit kundër COVID-19

MADRID, 19 /ATSH-DPA/ – Pas protestave të bëra në lidhje me një plan për zgjatjen e izolimit kundër koronavirusit në Spanjë me një muaj, qeveria po negocion tani një kompromis politik për zgjatjen e kufizimeve vetëm me dy javë, deri më 7 qershor.

“Kufizimet aktuale do të përfundojnë të dielën”, tha kryeministri Pedro Sanchez në fundjavë, duke theksuar se dëshironte një zgjatje prej një muaji.

Por ky propozim nuk u prit mirë nga popullsia e një vendi, që vendosi disa nga kufizimet më të rrepta në Europë të lirive personale, në përpjekje për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit.

Spanja ka regjistruar, gjithashtu, një nga nivelet më të larta të vdekjeve në kontinent.

“Europa Press” raportoi se Sanchez ka arritur në një kompromis me partinë liberale, Ciudadanos,

Zëdhënësja e qeverisë, Maria Jesus Montero konfirmoi propozimin për një izolim më të shkurtër. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.