Siguria ushqimore/ 499 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

TIRANË, 19 maj/ATSH/ Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit vijuan edhe gjatë ditës së sotme inspektimet si edhe monitorimet në kuadër të taskforcës kundër përhapjes së COVID-19.

AKU bën të ditur se gjatë ditës së sotme janë marrë 67 mostra në të gjithë vendin për kryerjen e analizave laboratorike.

“Gjatë kontrolleve kanë vijuar orientimet dhe këshillimet ndaj biznesit ushqimor për disponimin e plotë të dokumentacionit të sigurisë ushqimore si edhe në monitorime kundër përhapjes së COVID-19, ku vërehet një ndërgjegjësim në masë të lartë i bizneseve ushqimore”, thotë AKU.

/a.gjonaj/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.