SHBA – Facebook ofron vitrina virtuale për tregtarët e prekur nga pandemia

SAN FRANCISKO, 19 maj /ATSH-AFP/- Facebook po përshpejton zhvillimin e aspektit tregtar të platformave të tij në favor të “Kufizimit të madh”, që plotëson nevojën e bizneseve të vogla për të kërkuar konsumatorë atje ku janë, në internet.

Rrjeti social popullor nisi ditën sot një mjet të ri, të quajtur “Dyqanet në Facebook”, i cili u mundëson firmave të krijojnë një vitrinë të personalizuar dhe tërheqëse, të nxjerrin në pah produktet dhe historinë e tyre, si edhe të lehtësojnë shitjet.

“Bizneseve do t’ju duhet vetëm të krijojnë një “dyqan”, të njëjtë për në Facebook dhe Instagram dhe më vonë për në Messenger dhe WhatsApp.

Ky produkt i ri do të vihet gradualisht në dispozicion gjatë dy muajve të ardhshëm për 160 milionë ose më shumë kompani, që përdorin tashmë ekosistemin e rrjetit social./ /ervo/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.