Prefekti Malaj për ATSH-në: 585 familje në nevojë u ndihmuan me pako ushqimore

TIRANË, 19 maj/ATSH/ Në vijim të fazës së dytë të operacionit humanitar për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, në qarkun e Elbasanit janë shpërndarë pako ushqimore pranë 585 familjeve në nevojë dhe pensionistëve të vetmuar.

Në një prononcim për ATSH-në, prefekti i qarkut të Elbasanit, Maksim Malaj u shpreh se “më 18 maj shpërndamë pranë 585 familjeve pako ushqimore dhe pranë 7 familjeve pako me produkte jo ushqimore”.

Ai theksoi ndër të tjera se po ofrohet edhe asistencë familjet për blerjen e produkteve të ndryshme ushqimore. z.tosku /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.