Korniza e bisedimeve me Shqipërinë do të paraqitet në qershor

TIRANË, 19 maj /ATSH – I. Vata/ Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e mirë në Bashkimin Europian, Oliver Varhelyi tha sot se kornizat e bisedimeve për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të dalin në qershor.

“Unë konfirmova sot se kornizat e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të paraqiten në qershor, ndërsa raportet vjetore priten të bëhen në vjeshtë. Në këtë mënyrë do të jetë e mundur të përfundohen reforma të mëtejshme, si edhe të kemi një parashikueshmëri më të mirë në funksion të COVID 19. Momenti i rëndësishëm i zgjerimit vazhdon”, u shpreh komisioneri. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.