SOFT NEWS – 560 000 dollarë për një palë atlete të Jordan

NJU JORK, 18 maj /ATSH-DPA/ – Një palë atlete basketbolli, të veshura dhe me autografin e Michael Jordan, u shitën në ankand për një rekord prej 560 000 dollarë, tha shtëpia e ankandeve ”Sotheby’s”.

”Ato janë një palë atlete ‘Nike’ dhe gjendja e tyre është e mirë”, shtoi ”Sotheby’s”.

Ofertat për atletet e Jordan, me numër 47, filluan më shumë se një javë më parë në Nju Jork dhe identiteti i blerësit nuk është bërë ende i ditur.

Çmimi përfundimtar i shitjes ishte gati katër herë më i lartë se vlerësimi fillestar i ”Sotheby’s”./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.