Siguria ushqimore, asgjësohen 10 tonë produkte jashtë afateve të përdorimit

TIRANË, 18 maj /ATSH/ Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) vijon punën në terren, për inspektimin dhe monitorimin e tregut për garantimin e sigurisë ushqimore.
Trupat inspektuese të AKU-së kanë kryer 514 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin në kuadër të taskforcës në përputhje me aktet normative kundër përhapjes së COVID-19.
Zyra e shtypit e AKU-së njofton se, gjatë inspektimeve dhe monitorimeve janë dhënë këshillime dhe orientime në disa operatorë të biznesit ushqimor në përmbushje të kërkesave ligjore të sigurisë ushqimore.
Gjithashtu gjatë monitorimeve është vërejtur se zbatohen në mënyrë rigoroze protokollet e sigurisë kundër përhapjes së COVID-19.
Janë marrë 31 mostra në të gjithë vendin, si dhe janë asgjësuar 10 tonë produkte ushqimore më kërkesë të vetë subjektit.
AKU do të vijojë punën në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe shëndetit të konsumatorëve.
/j.p/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.