Sekuestrimi i 38 kg kokainë në Durrës/ Braçe: Policia e Shtetit kundër drogës

TIRANË, 18 maj /ATSH – I. Vata/ Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka përshëndetur aksionin e Policisë së Shtetit e cila bëri të mundur goditjen e trafikut të lëndëve narkotike duke sekuestruar 38 kg kokainë në portin e Durrësit.

Braçe shprehet se “kështu po! Policia e Shtetit kundër drogës; 38 kg kokainë e kapur në portin e Durrësit, në përmbushje të goditjes kundër drogave e trafikimit të tyre”.

Policia e Shtetit gjatë kontrolle të shtuara për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare ka goditur sot  një tentativë për trafikim të drogave të forta duke bërë të mundur arrestimin e një 49-vjeçari dhe sekuestrimin si provë materiale të 68 pakove me lëndë narkotike heroinë. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.