Këmbimi valutor/ Euroja dhe dollari amerikan forcojnë pozitat në raport me lekun

TIRANË, 18 maj /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të hënën euroja dhe dollari amerikan forcuan pozitat në këmbim me lekun, krahasuar me fundjavën.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane këmbehet sot me 123,54 lekë, ose 0,17 lekë më shumë se në fundjavë.
Ndërsa dollari amerikan u ngjit në kuotën e 114,32 lekëve, 0,16 lekë më shumë një ditë më parë.
Ndryshe nga franga zvicerane që u forcua me 0,18 lekë, paundi britanik u zhvlerësua ndaj lekut me 0,78 lekë duke u këmbyer me 138,46 lekë.
Vlera e lekut kundrejt valutave të huaja përcaktohet lirisht në tregun e këmbimit valutor. Luhatjet e kursit të këmbimit reflektojnë lëvizjen e lirë të mallrave e të kapitalit në shkëmbimet tregtare dhe financiare të Shqipërisë me partnerët e saj tregtarë. /j.p/r.e/
Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 114.32 +0.16
Euro EUR 123.54 +0.17
Poundi Britanik GBP 138.46 -0.79
Franga Zvicerane CHF 117.52 +0.18
Jeni Japonez (100) JPY 106.58 -0.08
Dollari Australian AUD 73.62 -0.07
Dollari Kanadez CAD 81.24 +0.03
Korona Suedeze SEK 11.61 -0.01
Korona Norvegjeze NOK 11.23 +0.02
Korona Daneze DKK 16.57 +0.02
SDR SDR 155.41 +0.30
Ari(OZ 1) XAU 201392.65 +3,410.50
Argjend(OZ 1) XAG 1976.63 +125.42
Juani Kinez (onshore) CNY 16.07 -0.01
Juani Kinez (offshore) CNH 16.01 -0.03
Lira Turke TRY 16.63 +0.12
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.