FUTBOLL – Neymar: Shqetësues fakti që nuk dimë se kur do t’i kthehemi futbollit

PARIS, 18 maj /ATSH-AA/ – Braziliani Neymar, i cili mban fanellën e klubit francez të futbollit Paris Saint-Germain (PSG), është shprehur se është i shqetësuar pasi nuk e di ende se kur do t’i kthehet futbollit.

Në faqen e tij të internetit, Neymar shkroi se për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) stërvitjet i kryen në shtëpi dhe se po zbaton një program të rreptë.

“Unë stërvitem më shumë se normalja”, tha 28-vjeçari Neymar, duke theksuar se ai e bën atë pasi nuk luhen ndeshje.

Neymar tha se po pret me padurim të luajë përsëri në fushë.

“Është shqetësuese kjo që nuk e dimë se kur do t’i kthehemi futbollit. Me të vërtetë më mungon të luaj, më mungojnë ndeshjet dhe më mungojnë kolegët e mi në klub”, tha Neymar./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.