COVID-19 – Greqia hyn në fazën e tretë të heqjes së masave kufizuese

ATHINË, 18 maj /ATSH-AA/- Greqia hyri sot në fazën e saj të tretë të kthimit në normalitet, me hapjen e shkollave të mesme dhe të larta, si edhe të qendrave tregtare, sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe agjencive të tjera.

Klientët e qendrave tregtare duhet të ruajnë distancimin social, si edhe të vënë maska ​​për të ndihmuar në parandalimin e një valë të re të virusit.

Vendet arkeologjike, gjithashtu, po rihapen duke plotësuar masat e nevojshme të sigurisë për të mbajtur një distancë prej 1,5 metrash mes personave, me pranimin e një numri të caktuar të vizitorëve për zonën arkeologjike, duke shënuar rrugëve të sigurta e të veçanta të hyrjes dhe daljes.

Me shpërthimin e epidemisë, Greqia ishte një nga vendet e para europiane që urdhëroi mbylljen e të gjitha shkollave, bareve, kafeneve, restoranteve, klubeve të natës, palestrave, qendrave tregtare, kinemave, dyqaneve me pakicë, muzeve, vendeve arkeologjike dhe hoteleve./ /ervo/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.