4200 maturantët e 35 shkollave profesionale në vend rinisën mësimin në klasa

TIRANË, 18 maj /ATSH/ Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj njoftoi se, 4200 maturantët e 35 shkollave profesionale në mbarë vendin rinisën sot procesin mësimor në klasa, i ndërprerë për shkak të situatës së shkaktuar nga COVID-19.
Mësimi do të zhvillohet për një periudhë trijavore.
Synimi kryesor është dhënia e mundësisë për një përgatitje të plotë nxënësve për mbarëvajtjen e provimeve shtetërore.
“Ministria e Financave dhe Ekonomisë garanton nxënësit, por edhe prindërit se stafet pedagogjike do t’i përgjigjen me profesionalizëm çdo nevoje, që do të kenë nxënësit e klasave të 13-ta për ta kaluar këtë sfidë së bashku me sukses”, shprehet Denaj.
Sipas Denaj, për të gjithë nxënësit e klasave të tjera mësimi në distancë do të vijojë normalisht deri në fund të muajit maj. /j.p/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.