Teatri/ Delegacioni i BE-së në Tiranë, thirrje palëve të shmangin përshkallëzimin e situatës

TIRANË, 17 maj /ATSH – I. Vata/- Delegacioni i BE-së në Tiranë ka reaguar sot pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar duke bërë thirrje palëve që “të tregojnë kufizim dhe të shmangin përshkallëzimin e situatës”.

Delegacioni i BE në Shqipëri shprehet se “që në orët e para të këtij mëngjesi, ne kemi ndjekur me shqetësim të thellë zhvillimet në terren. Ne i bëjmë thirrje palëve të tregojnë kufizim dhe të shmangin përshkallëzimin e situatës”.

“Prishja e Teatrit Kombëtar erdhi në një kohë kur ne kërkuam dialog midis autoriteteve dhe shoqërisë civile para se të merret një vendim i pakthyeshëm. Na vjen keq për këtë thirrje nuk është ndjekur nga institucionet përkatëse kombëtare dhe lokale”, shprehet Delegacioni i BE-së në Tiranë. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.